Shqipëria merr menjëherë një lajm shumë të mirë për sfidën e ardhshme ndaj Turqisë që do të jetë përcaktues për fatin e kuqezinjve në eliminatoret e “Euro 2020”. Në Turqi në takimin e 11 tetorit të ardhshëm, skuadrës së Edy Reja-s i bën punë vetëm fitorja.

Lajmi i mirë ka të bëjë me faktin se përfaqësuesja turke ashtu si në sfidën e parë të zhvilluar në “Loro Boriçi” nuk do të mund të mbështetet te ylli i skuadrës së saj Cengiz Under.

Sulmuesi anësor i Romës i cili u dëmtua pak ditë më parë në stërvitje me kombëtaren turke duke humbur edhe sfidat ndaj Andorrës dhe Moldavisë, do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për minimalisht 5 javë, afat i mjaftueshëm ky për të mos qenë në fushë ndaj kuqezinjëve por edhe ndaj Francës në ndeshjet e tetorit.

Analizat të cilave u është nënshtruar Under gjatë ditës së martë kanë evidentuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe kjo do të thotë që Under do të jetë i gatshëm për Romën pas vetëm 5 javësh duke humbur edhe takimet ndaj Sassuolos, ish-skuadrës së tij Istanbul Basaksehir në Europa League, Bologna-s, Atalantës, Lecces, Wolfsberger dhe Cagliarit. Ai nuk do të jetë as ndaj Shqipërisë dhe Francës në dispozicion të trajnerit Senol Gunes.

Image result for cengiz under turkey

Flash Lajme