Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Atletico Madridit, Arda Turan, aktualisht pjesë e Basaksehirit të Stambollit është dënuar me 2 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg  për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe për kanosje, pasi qëlloi në ajër më qëllim trembjen dhe shkaktimin e panikut.

Futbollit turk është çliruar nga akuza e ngacmimit seksual.

Ngjarja e rëndë ndodhi tetorin e kaluar në një lokal nate në Stamboll, ku Turan u përfshi në një zënke me këngëtarin Berkay Sahin për shkak të disa fjalëve të rënda që futbollisti i kishte thënë bashkëshortes së tij, Ozlem.

Muzikanti kishte thyer hundën, ndërsa Turan e kishte ndjekur deri në spital, ku kishte shkrepur disa herë pistoletën, veprim që sipas avokatëve të ish-futbollistit të përfaqësueses së Turqisë, kishte ndodhur aksidentalisht.

Image

Flash Lajme