Kombëtarja amerikane në basketboll për meshkuj është eliminuar nga Kampionati Botëror i Basketbollit, turne që po zhvillohet në Kinë. Amerika u mund 89-79 nga Franca në ndeshjen çerekfinale. Eliminimi i kombëtares së famshme “dream team”, ishte surprizë edhe pse në përbërje të saj nuk janë yjet e NBA-së.

Trajneri Gregg Popovich grumbulloi mjaft talente, që nuk arritën të japin atë që pritej duke dështuar në këtë turne. Amerika është ekipi kampion, por që tashmë do ta dorëzojë titullin shumë herët, duke mos shkuar dot as në gjysmëfinale.

Image

Flash Lajme