Menaxherët e lojtarëve janë kthyer në figura të rëndësishme në merkaton e futbollistëve. Shpesh ata vendosin fatet e transferimit të lojtarëve dhe për këtë gjë paguhen me miliona. Çka tregon se futbolli sot është gjithnjë e më shumë i lidhur me paranë.

Sipas FIFA TMS (Transfer Matching System), verën e fundit, prokuratorët, agjentët apo menaxherët e lojtarëve kanë arkëtuar shifrën e çmendur të 529 milionë eurove. Shumë që tregon se komisionet e tyre në transferimin e lojtarëve janë rritur shumë kohët e fundit.

FIFA TMS ka bërë me dije gjithashtu se këtë verë janë zyrtarizuar 8.746 lëvizje në merkato, ndërkohë që verën e 2018-ës u realizuan 8.527 transferime.

Flash Lajme