Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po shkëlqen me Kosovën duke bërë që për të të ketë oferta të shumta nga shuma skuadra të njohu. Në sfidën ndërmjet Anglisë dhe Kosovës (5-3), Tottenhami kishte dërguar skautë për të vëzhguar nga afër sulmuesin kryesor të kosovarëve.

Largimi i Fernando Llorentes dhe Vincent Janssonit ka bërë që Tottenhami të ketë nevojën e një sulmuesi që të zëvendësojë Harry Kane, pasi vështirë se kapiteni mund të konkurrohet. Muriqi kaloi në verë te Fenerbahçe dhe ka nënshkruar me klubin deri në vitin 2023.

Interes për të kanë shfaqur edhe skuadra Lazios dhe Atletico Madrid ndërkohë që ka shënuar në tri ndeshjet e fundit: Bullgarisë, Çekisë dhe Anglisë.

Flash Lajme