Donnarumma është ende siguria “e vjetër” e kuqezinjve. Milani është rinovuar por një nga shtyllat mbetet senatori i ri: Gigio është 20 vjeç dhe është më i vogli i skuadrës, por ka luajtur më shumë ndeshje se të tjerët 166.

Milani i ri nisi për t’u përmirësuar sa më shumë në sulm, por ndërkohë pika më e fortë mbetet porta. Në këtë rol, Donnaruma është portieri që ka përqindjen më të lartë të pritjeve mes 5 kampionateve kryesore europiane, që kanë të paktën 10 ndeshje të luajtura.

Një shifër që përfshin një numër të madh portierësh dhe sipas “Whoscore”, e bën italianin me efektivin me 81.9 për qind të pritjeve të kryera. Në skuadra e Milanit, Donnaruma është i pari edhe në një tjetër klasifikim, ai përfiton 6 milionë euro në sezon, duke qenë më i paguari në skuadër. Një shifër që peshon në llogarinë e kuqezinjve, por është mëse e justifikuar duke parë paraqitjet e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme