Thomas StrakoshaAllenamento Lazio nel ritiro in Germania di MarienfeldMarienfeld, 5-08-2019© Marco Rosi / Fotonotizia

“Gazzetta dello Sport” u ka kushtuar një hapësirë të veçantë, këtë të enjte, dy portierëve të kombëtares sonë Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha, të cilët do të sfidojnë njëri tjetrin në fundjavë në duelin mes Spal dhe Lazios.

Nga dueli për një vend titullari tashmë do të bëhet në fushë për të marrë 3 pikët për ekipet e tyre respektive.

Tomas Strakosha ka fituar gjithçka, portieri 24-vjeçar i Lazios është titullar edhe te Shqipëria. Trajneri Edy Reja e ka preferuar para Etrit Berishës për ndeshjet me Francën dhe Islandën, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020. Por, para ndeshjes me Islandën, Berisha ka pasur edhe një problem muskulor, që ka vënë në dyshim serioz edhe rikuperimin e tij për takimin SPAL-Lazio.

Me shumë mundësi, dy portierët shqiptarë do ta shmangin ballafaqimin mes tyre në Serinë A këtë fundjavë. Të dy i lidh edhe përvoja te Lazio. Tre vjet më parë, ikja e Berisha tek Atalanta i hapi rrugën Strakoshës, i cili u bë portieri i dytë, pas Marcchetit, për të marrë më pas vendin e titullarit.

Pas 11 muajsh, Strakosha luajti me Shqipërinë në fitoren 2-0 ndaj Izraelit, më 14 tetor. Kjo ishte ndeshja e tij e fundit si titullar me kuqezinjtë, më pas në stol si zëvendësues i Berishës dhe me një marrëdhënie jo të lehtë me Panuccin. Me ardhjen e Rejas te Shqipëria, Strakoshës iu krijuan mundësi të tjera. Ai pati hapësirë në Kombëtaren Shqiptare pas një vere më të vështirë sesa ishte parashikuar, për shkak të atij dëmtimi të pësuar që në fundin e sezonit të shkuar.

Strakosha iu bashkua Lazios në fazën e dytë të përgatitjeve të sezonit, nga sfida e 2 gushtit me Bournemuthin, e para miqësoreve në atë periudhë. Ai u kthye mes shtyllave, duke qenë i kujdesshëm për dëmtimin që kishte pësuar. Trajneri Reja i ka njohur të dy, si Strakoshën, ashtu edhe Berishën, që nga koha kur drejtonte Lazion. Tani Strakosha ka kapur trenin e ambicieve me Lazion dhe me Shqipërinë.

Flash Lajme