Lionel Messi, edhe pse nuk është mik i ngushtë i Cristiano Ronaldos, ka thënë se do ta pranonte me kënaqësi një ftesë për darkë nga sulmuesi i Juventusit. Të dy rivalët e përjetshëm panë që rrugët e tyre të kryqëzohen edhe një herë në gala-në e fundit të çmimeve të UEFA-s.

Sulmuesi argjentinas në një intervistë të dhënë për gazetën “Sport” i është përgjigjur portugezit.

“Nuk kam asnjë problem. Gjithmonë kam thënë se nuk ekziston asnjë problem mes nesh. Mund të mos jemi miq, sepse nuk kemi ndarë kurrë një dhomë zhveshjesh së bashku, por gjithmonë e takoj atë nëpër ceremoni të shpërndarjeve të çmimeve.

Biseduam me njëri-tjetrin për një kohë mjaft të gjatë ceremoninë e fundit. Nuk e di nëse do të ketë një darkë mes nesh. Varet, nëse rrugët do të kryqëzohen për arsye të dukshme. Secili ka jetën dhe angazhimet e veta. Por, padyshim, unë do ta pranoja ftesën”, u shpreh Messi.

Flash Lajme