Ansfu Fati ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e tij me Barcelonën. 16 vjeçari po thyen rekord mbas rekordi me fanellën blaugrane. Edhe trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde, i tha disa fjalë për paraqitjet që zhvilloi i riu mbrëmjen e djeshme.

Tekniku u shpreh se Fati ka diçka speciale.

Ai është një lojtar që ka diçka speciale, për moshën e tij duket se është më i pjekur. Ajo që shihet në stërvitje është e njëjta me atë që shihet tani në fushë. Kjo e sotmja (dje) ishte e ekzagjeruar: shënon, jep pasim për gol dhe thuajse shënoi përsëri’, shpjegoi trajneri.

“Tani gjithçka varet nga personaliteti i tij. Ai po formohet si lojtar dhe duhet të asimilojë procesin. Duhet edhe të kontrollojë lojën e tij se është mes yjesh përveçse është në ekipin e parë”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

Lojtari ka tërhequr vëmendjen e Federatës Spanjolle dhe trajneri i Spanjës, Robert Moreno tregoi sot se po punohet për afrimin e tij në përfaqësueset e moshave, pasi futbollisti është më origjinë nga Guinea Bisau.

Flash Lajme