Erling Braut Haaland, edhe pse është vetëm 19 vjeç, ai do të debutonte me 3 gola të shënuar që në pjesën e parë të duelit mes Salzburg dhe Genk.

Bomberi i talentuar iu bashkua Salzburgut në janar të këtij viti dhe në 14 ndeshje me gjigantët austriakë, ka arritur të shënojë plot 18 gola, 3 prej të cilëve në Champions dhe 12 në kampionat.

Në korridoret e stadiumit, gazetari i platformës norvegjeze Viasport, të transmetimit të ndeshjeve të Champions Leagues, thirri sulmuesin për një intervistë, por u vu në pozitë shumë të vështirë nga përgjigjet e tij tejet të shkurtra dhe të ftohta.

“Ndihem shumë mirë”, “Punoj fort” dhe “Shpresoj”, ishin përgjigjet e Haaland ndaj gazetarit norvegjez, i cili u vu në pozitë të vështirë, pasi i shteroi pyetjet brenda pak sekondash. Më pas 9-vjeçari komunikoi në distancë me një nga përfaqësuesit e klubit dhe filloi ta marrë më seriozisht intervistën, por videoja u bë shpejt virale.

Flash Lajme