Borussia Dortmund nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Eintracht Frankfurt në sfidën e vlefshme për javën e 5-të. Axel Witsel shënoi golin e avantazhit për miqtë, ndërsa Andre Silva ka barazuar pak sekonda përpara se të përfundonte pjesa e parë.

Pas pushimit, Jadon Sancho ka rikthyer avantazhin për Dortmund në minutën e 66-të, ndërkohë që dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Hummels shënoi në portën e tij.

Tani të besuarit e Favre ndodhen në vend të 3-të të renditjes me 10 pikë, ndërsa Frankfurt gjendet më poshtë në vend të 9-të.

Flash Lajme