Fiorentina nuk ka mundur që të ndaj Atalantës edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë, duke e mbyllur ndeshjen në rezultatin 2-2. Skuadra e Vincenzo Montella shënoi fillimisht me Chiesa-n në pjesën e parë dhe më pas me Ribery në të dytën, me francezin që gjeti golin e parë me Fiorentinën, por nuk arriti të ruajë deri në fund avantazhin e dyfishtë.

Ishte slloveni Josiph Iliçiç që rihapi takimin në minutën e 84-t, ndërsa në të 90-ën ishte Pasaliç që shtyu topin në rrjetë për herë të dytë, por goli i tij u anulua nga arbitri i takimit, pasi pa një prekje me dorë në pamjet e ofruara nga VAR.

Megjithatë në minutën e pestë dhe të fundit shtesë, ishte belgu Timothy Castagne që lëshoi një predhë nga distanca dhe mposhti për herë të dytë portierin polak Dragowski, duke rikthyer baraspeshën 2-2 në “Tardini”.

Atalanta mbetet në vendin e pestë me 7 pikë në 4 javë, ndërsa Fiorentina vijon të mbetet në vendin e fundit të renditjes, me vetëm dy pikë në 4 javët e para.

Flash Lajme