Sokol Cikalleshi nuk ka ndërmend që të ndalet më së shënuari. Sulmuesi i kombëtares sonë po kalon një formë të shkëlqyer, duke arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës në futbollin turk me skuadrën e Akhisarspor.

Bomberi kavajas arriti të shënojë në minutën e katër të shtesës, duke e vulosur rezultatin në 3-1 në favor të skuadrës së tij ndaj Hatayspor, pas një kundërsulmi vrastar, ndërkohë që disa minuta më parë kishte edhe një tjetër mundësi, por që do të përfundonte jashtë.

29-vjeçari ka arritur të gjejë 2 herë rrugën e rrjetës në dy ndeshje. Kujtojmë që ky ishte goli i 5-t radhazi për sulmuesin, duke përfshirë dhe ato me Kombëtaren.

Flash Lajme