Dëmtimet në futboll janë të shpeshta, por ish-ylli i Barcelonës dhe Tottenham Hotspur, Giovani Dos Santos ka marrë një plagë me të vërtetë të rëndë. 30 vjeçari i cili aktivizohet në kampionatin meksikan të futbolli la fushën me barellë, pasi kundërshtari “gdhendi” një plagë të madhe në këmbën e tij.

Gjatë një dyluftimi me Antonio Briseno të Guadalajara, meksikani pësoi një goditje të fortë me taka, duke iu krijuar një gropë e madhe në afërsi të gjurit të djathtë. Për pasojë, gjyqtari kryesor e ndëshkoi veprimin me karton të kuq, teksa Dos Santos përfundoi direkt e në spital. Pas ekzaminimeve, 30 vjeçari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa nuk mungoi edhe një mesazh për fansat.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe lutjet tuaja! Gjithçka shkoi shumë mirë, faleminderit Zotit! Do të kthehem së shpejti dhe më i fortë,” shkruan Dos Santos në rrjetin social “Instagram”.

Nga skanimet fillestare, zyrtarë të Club America raportojnë se nuk janë të sigurtë për kohën që Dos Santos do të qëndrojë jashtë fushave, por besohet se koha nuk do të jetë e zgjatur. Ndërkaq, për Briseno priten të tjera penalizime nga Federata Meksikane e Futbollit.

Giovani dos Santos left with a gaping wound in his leg, after a terrible red-card challenge from Antonio Briseño. Gio looked to be in serious pain, and had to be carted off with his leg immobilized.#ClásicoNacional#ClubAmérica#FuerzaGiopic.twitter.com/mdKeOW76Wl

— Joga Bonito (@Jasoninho10) September 29, 2019

Flash Lajme