Julian Nagelsmann mund të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United. Lajmi i bujshëm vjen nga mediat angleze, me “Daily Mail” që shkruan se rezutlatet e RB Leipzig nën drejtimin e Nagelsmann kanë tërhequr vëmendjen e “djajve të kuq”.

Duke iu referuar këtyre burimeve, United ka vendosur të heq dorë nga Ole Gunnar Solskjaer dhe kërkon të gjejë sa më parë pasuesin e tij. Profili i preferuar është ai i 32 vjeçarit, i cili edhe pse i ri në zanatë ka tërhequr vëmendjen e një prej klubeve më të mëdha në Botës.

Gjermani luajti futboll me Mynih 1860 dhe Augsburg para se të detyrohej të tërhiqej në moshën 20 vjeçare për shkak të një problemi në gju.

Naglesmann filloi si ndihmës trajner në Hoffenheim gjatë sezonit 2012-13 para se të bëhej trajner i parë në vitin 2016. Ai u bë trajneri më i ri në historinë e Bundesligës në moshën 28 vjeçare, duke e drejtuar Hoffenheim për tre vite.

Që prej muajit qershor të këtij viti, 32 vjeçari drejton Leipzig, me të cilët ka fituar gjashtë nga 10 javët e para, pikë që i kanë siguruar momentalisht kreun e Bundesligës.

Flash Lajme