Emre Can këtë sezon ka mbetur jashtë listës së Championsit nga trajneri Maurizio Sarri, një vendim që e ka mërzitur së tepërmi. Mesfushori i kombëtares gjermane dje në mbrëmje luajti për 90 minuta në miqësoren ndaj Argjentinës, duke luajtur edhe si qendërmbrojtës.

“Nuk jam i lumtur te Juventus tani. Nuk po luaj shumë këtë sezon. Kam luajtur shumë sezonin e kaluar, sidomos në ndeshje të rëndësishme për Juven dhe kam luajtur mirë.

Nuk kam pasur shanse këtë sezon, por tani mendoj se kur të kthehem te klubi do të rikthehem sërish. I jam shumë mirënjohës Joachim Low sepse po më fton dhe pse nuk po luaj shumë”, deklaroi Can.

Flash Lajme