Pep Guardiola i ka idetë e qarta për futbollistët e tij. Trajneri spanjoll i beson shumë disa talenteve, të cilët janë vendimtar në skemat e tij, edhe pse mund ta nisin ndeshjen shpesh herë nga stoli.

Një nga besnikët e tij është edhe Philip Foden, talenti 19 vjeçar që ka spikatur sezonet e fundit.

“Nuk i kemi ofruar një kontratë të re qëllimisht, është futbollisti i vetëm që nuk do të shitet për asnjë arsye. As për 500 milionë euro. Phil nuk do të shkojë askund, ai është lojtari i City-it.

Guardiola është i bindur se Foden do të jetë pasuesi i David Silvës: “Kur David Silva do të largohet, e dimë shumë mirë se kush do të jetë magjistari i ri”. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme