Pauza nga ndeshjet e kombëtareve mund të shërbejë për t’u qartësuar për merkaton. Administratori i deleguar, Beppe Marotta, po punon në mënyrë që t’i sigurojë trajnerit Antonio Conte një lojtar me cilësi të mira në këtë repart.

Emrat në listë nuk mungojnë, por ai që përmendet së fundmi është i vjetër në ambientin zikaltër. Bëhet fjalë pikërisht për Ivan Rakiticin, mesfushorin kroat të Barcelonës, i cili në “Camp Nou” nuk po gjen hapësira.

31-vjeçari edhe gjatë verës ishte objektiv i zikaltërve, por ai vendosi që të luante shanset e tij te katalanët. Rakitic ka luajtur vetëm 186 minuta gjatë këtij sezoni, ndërkohë që klubi blaugrana mund të heqë dorë prej tij për 30 miionë euro. Kontrata e kroatit skadon në vitin 2021, ndaj dhe një çmim i tillë mund të duket i justifikuar.

Flash Lajme