Lionel Messi ka marrë trofeun e Këpucës së Artë, e gjashta në karrierën e tij. Ylli argjentinas shënoi 36 gola në sezonin e fundit, duke qenë shënuesi më i mirë në Europë, për ta ndihmuar Barcelonën që të fitonte La Ligan.

“Pleshti” mori për herë të parë këtë çmim, pasi për herë të parë e fitoi në sezonin 2009-2010 me 34 gola të shënuar. Sezonin e kaluar më shumë ju adfrua vetëm Mbappe me 33 gola të shënuar në Ligue 1. Këtë sezon ka luajtur vetëm në një ndeshje për 90 minuta, ndërkohë që disa javë më parë fitoi edhe çmimin e futbollistit më të mirë në Europë nga FIFA.

“Pa shokët e skuadrës nuk do të mund të fitoja asnjë, i jam mirënjohës të gjithëve. Champions? Sigurisht Champions është diçka speciale dhe kërkojmë ta fitojmë në çdo vit por La Liga është më e rëndësishme, është ajo që të bën mirë më pas në Ligën e Kampionëve dhe në Kupë. Edhe pse flasim për Champions, asnjëherë nuk harrojmë kampionatin dhe Kupën. Te Barcelona gjithnjë synojmë t’i fitojmë të gjitha”, deklaroi argjentinasi pas marrjes së çmimit.

Flash Lajme