La Liga mund të përjetojë një tërmet të vërtet. Të shtunën e 26 tetorit pritet që të luhet në “Camp Nou”, “El Clasico” e famshme mes Barcelonës dhe Real Madridit, por periudha e vëstirë që po kalon Katalonja, ka bërë që drejtuesit të kërkojnë që të ndryshojë vendi i zhvillimit të ndeshjes.

Drejtuesit e kampionatit spanjoll kanë hedhur idenë që të zhvendosin ndeshjen nga Barcelona në Madrid. La Liga i ka bërë kërkesë madrilenëve dhe blaugranëve që të ndryshojnë vendndodhjen e sfidave.

Situata nuk është aspak e qartë, pas dënimit të Gjykatës Supreme e cila refuzoi për herë të 9-të pavarësinë e Katalonjës: situatë që, sipas drejtuesve të La Liga-s, mund të shkaktojë incidente jashtë stadiumit. Klubet nuk kanë një frymë miqësore, por në raste të tilla meritë duhet të lihen mënjanë.

Flash Lajme