Është potencial i sportit përkatësisht i karatesë dhe vlerësohet si prej garuesve që mund t’i sjellë medalje Kosovës nga rrafshi ndërkombëtar. Është Fortesa Orana, karateistja e kombëtares së Kosovës dhe njëherësh edhe prej studenteve të dalluara si dhe vlerësohet bukuroshja më e bukur e sportit tonë.

Ajo ka një ditë të veçantë, datëlindjen e saj, 23 vjeçe dhe duke jashtëzakonisht, sidomos me urime të shumta që mori nga familjarët, miqtë, shokët e shoqet, që besa edhe nga fansat që ka dhe një frymëzim edhe për brezat e rinj të dy gjinive. Fortesa nga Gjilani është një vajzë e sinqertë, inteligjente dhe dikur edhe modele, tani sportistja më e mirë në vendin tonë në sportin e karatesë, që ka ambicie të sigurojë normën për Lojërat Olimpike – Tokio 2020. Fortesa për datëlindje ka një veshje me ndershme, elegante dhe është e hareshme, me synime të mëdha jo vetëm në sport.

Flash Lajme