Juventus ka arritur që të marrë një fitore aspak të lehtë ndaj Lokomotivës së Moskës. Skuadra bardhezi ka përmbysur rezultatin, duke triumfuar 2-1. Ekipi rus do të befasonte kampionët e Italisë në minutën e 30-të, me një kundërsulm të shpejtë, i cili do të finalizohej më së miri nga Aleksey Miranchuk.

Loja e ekipit të drejtuar nga Sarri ishte dominuese në mbajtjen e topit, por rastet do të ishin sporadike, teksa Dybala dhe Ronaldo nuk arrijnë të gjejnë hapësira në mbrojtjen e ngjeshur ruse.

Në momentin më të vështirë të ndeshjes, del në skenë Dybala, i cili arrin që të realizojë dy gola në harkun e dy minuta. Fillimisht ai realizoi një gol të mrekullueshëm nga distanca në minutën e 77-të, ndërkohë që pa kaluar as 120 sekonda, do ta dërgonte për herë të dytë në rrjetë, por këtë herë nga një pozicion shumë më i thjeshtë. Bardhezinjtë morën 3 piëkt e radhës për t’u ngjitur në vendin e parë me 7 pikë, aq sa edhe Atletico Madrid.

PSG ndërkohë mori një fitore të thjeshtë 5-0 në transfertën ndaj Club Brugge. Te skuadra franceze protagonistët ishin dy futbollistë: Mbappe me 3 gola dhe Mauro Icardi me dy gola të realizuar. Një ndeshje shumë e mirë e skuadrës franceze që po rigjen goleadat në Europë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme