Pep Guardiola thekson se skuadra e tij bëri një paraqitje mjaft të mirë ndaj Atalantas, me ç’rast edhe morën një fitore të thellë me rezultatin 5:1, në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, Guardiola u shpreh shumë i lumtur me lojën dhe rezultatin, por edhe përgëzoi kundërshtarin për lojën. “Ishte një rezultat vërtet i mirë. Ne nuk jemi mësuar të luajmë kundër këtyre skuadrave. Nuk ishte befasi që Atalanta mbaroi sezonin në vendin tretë në Itali dhe madje këtë sezon, ata po luajnë mirë. Mënyra se si ata luajnë, ne e dinim që ata do të krijonin shanse, kështu që është një rezultat i jashtëzakonshëm. Janë edhe tre pikë për ne. Një tjetër fitore dhe ne do të jemi në fazën tjetër”, tha trajneri për BT Sports. “Raheem Sterling ishte i shkëlqyeshëm. Ai mund të kishte shënuar edhe një. Jo vetëm me topin, por edhe pa topin, ai na ndihmon shumë”, përfundoi ai.

Flash Lajme