Barcelona është në krizë totale. Skuadra Ernesto Valverdes nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 0-0 ndaj Slavias së Pragues në “Camp Nou”. Një rezultat negativ që vjen direkt pas humbjes 3-1 ndaj Levantes.

Vendasit e dominuan ndeshjen nga fillimi në fund, por nuk arritën të shënonin. Lionel Messi dhuroi magji në fundin e pjesës së parë, por nuk ia doli që të çonte topin në rrjetë. Argjentinasi nuk shmangu dot rezultatin e papritur të skuadrës së tij.

Pjesa e dytë solli ndryshime, pasi Valverde aktivizoi Fatin dhe Rakitic por nuk pati ndikim. Një rezultat fantastik për ekipin modest të Çekisë që me një super Olayinka merr një pikë që do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet me gërma të arta në historinë e klubit. Barcelona mbetet në krye të grupit me 8 pikë, ndërsa Slavia ne fund me 2 pikë.

Flash Lajme