Pep Guardiola ka hapur mundësinë e një eksperiencë të re në Itali, pasi të lërë drejtimin e Manchester City-it. Trajneri spanjoll, në fakt nuk i ka mbyllur rrugën drejtimit të një ekipi italian.

“Nuk i dihet kurrë”, deklaroi Guardiola, i cili gjatë verës u lidh me një transferim të mundshëm te Juventusi. Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayernit shtoi: “Do të ishte kënaqësi që të rikthehesha në Itali, kam luajtur me Baggion dhe Mazzone-n, por për momentin ndihem mirë në Angli”.

“Il Times” ka hedhur hipotezën e kalimit të tij në Seria A, teksa nuk përjashtohen pistat e Romës dhe Brescias. Kontrata e trajnerit spanjoll me Manchester City-in skadon më 30 qershor 2020, dhe në këtë mënyrë ai mund të nisë një aventurë të re. Pep deri më tani ka drejtuar dhe fituar në La Liga, Bundesligë dhe Premier League. Nuk përjashtohet as mundësia e një rikthimit në La Liga te Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme