Premier League këtë fundjavë rezervon duelin më të bukur të sezonit mes Manchester City-it dhe Liverpoolit. Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola në prag të kësaj super ndeshje e pranoi se rivalët për momentin janë ekipi më i mirë në botë.

“Për mua si trajner, e kam thënë edhe vitin e fundit kur fituam kampionatin se ishte një arritje e madhe, pasi kishim një kundërshtar shumë të fortë. Për momentin ata janë skuadra më e mirë në botë. E dimë se çfarë do të thotë të luash në “Anfield”, dhe për rivalitetin që kemi. Gjithsesi ne do të ndjekim planin tonë”, deklaroi strategu spanjoll.

Liverpooli e ka nisur më mirë kampionatin, pasi mban vendin e parë me 31 pikë, dhe është ndalur vetëm në një barazim 1-1 ndaj Manchester United  në “Old Trafford”. City ndërkohë mban vendin e dytë me 25 pikë, dhe janë kundërshtari numër një i “The Reds”. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme