Juventus ka nisur përgatitjet për duelin ndaj Milanit në kampionat, pasi siguroi kualifikimin për në turin tjetër në Champions League.

Cristiano Ronaldo dhe Mathijs De Ligt ditën e sotme janë stërvitur veçmas grupit, për shkak të problemeve muskulore, ndërsa burime pranë klubit bardhezi bëjnë me dije se prezenca e tyre ndaj Milanit është në dyshim.

Mbrojtësi holandez nuk mori pjesë as në transfertën ruse ndaj Lokomotivës së Moskës për shkak të dëmtimit, ndërsa Ronaldo luajti deri në minutat e fundit në kryeqytetin rus, për t’u zëvendësuar më pas. Stërvitja e ditës së nesërme do të jetë vendimtare për të kuptuar më mirë nëse të dielën do të zbresin në fushë ndaj kuqezinjve.

Flash Lajme