Roma është duke menduar për ndryshime në mbrojtje në merkaton e janarit. Skuadra kryeqytetase ka nxjerrë në shitje Florenzin, teksa në vendin e tij pritet që të afrohet Elseid Hysaj.

“Corriere dello Sport” raporton se verdhekuqtë kanë akordin me futbollistin e kombëtares sonë që vera e këtij viti, gjatë tratativave ma agjentin Mario Giuffredi për Veretout. Problemi i vetëm është fakti që De Laurenttis kërkon e vlerëson me 25 milionë euro Hysajn, një shifër që duket e lartë, pasi Elsi nuk luan prej kohësh si titullar.

Shkodrani ka pasur probleme me presidentin për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2021. Nuk dëshiron që të largohet me mosmarrëveshje nga Napoli, por nën drejtimin e Ancelottit ka shumë pak hapësira, vetëm 54 minuta gjatë këtij sezoni.

Drejtuesi i Romës, Petrachi është në pritje të qetësimit të situatës për të bërë më pas lëvizjen e tij, pasi skuadra verdhekuqe ka probleme në mbrojtje, teksa Zappacosta e mbylli para kohe sezonin. Por me shumë mundësi tratativat për Hysajn mund të shtyhen edhe për në qershor, pasi përshtatet më mirë me politikat e klubit për investimet. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme