Finalja e Champions League në vitin 2024 mund të zhvillohet në New York. UEFA është duke menduar që ta zhvendosë finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në një tjetër kontinent sipas asaj që raporton “Morning Consult”.

UEFA ka informuar partnerët  mundshëm se është duke menduar që finalja e vitit 2024 të zhvillohet në SHBA. “MetLife Stadium” në New Jersey është impianti i preferuar, i cili ka 82 mijë e 500 vende dhe në të është luajtur edhe finalja e NFL mes New York Jets dhe New York Giants.

Në të është zhvilluar edhe miqësorja mes Atleticos dhe Realit gjatë verës së fundit, e mbyllur 7-3 për “Los Colchoneros. Rreth 2 milionë amerikanë gozhdohen para ekranit në finalet e Championsit, edhe pse nuk shfaqet në orare të përshtatshme për ta. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme