Chelsea vijon rrugëtimin perfekt në Premier League, duke mundur çdo kundërshtar të mundshëm. Viktima e radhës e Bluve të Londrës ishte Crystal Palace, që u dorëzua në shifrat 0-2.

Skuadra e Lampard hasi jo pak vështirësi në duelin e luajtur në “Stamford Bridge”. Goleadori i skuadrës Tammy Abraham zhbllokoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me një aksion të mbyllur më së miri prej tij në zonë.

11 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Pulisic është në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë pas një goditje të Batshuayi që do të devijohej nga mbrojtja mike. Chelsea me këtë fitore ngjitet në vendin e dyte me 26 pikë, 5 më pak se Liverpooli kryesues. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme