Interi do të luajë pas pak minutash një sfidë delikate ndaj Veronas, që është një nga surprizat e këtij sezoni në Seria A. Pas humbjes ndaj Dortmundit, skuadra e Contes do të tentojë kthesën ndaj verdhebluve.

Zikaltrit do të luajnë me dyshen e zakonshme në sulm, Lautaro dhe Lukaku, ndërkohë që në krahët e mesfushës do të luajnë Biraghi dhe Lazaro. Në krahun tjetër, mungesa e madhe është Kumbulla, ndërkohë që Rrahmani është konfirmuar si gjithmonë titullar. Salcedo është sulmuesi i vetëm, i mbështetur nga Verre dhe Zaccagni.

Flash Lajme