Fabio Grosso ka debutuar me humbje në krye të stolit të Bresciasduke u mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 në shtëpi, përballë Torinos, që u rikthye te fitorja e munguar prej 26 shtatorit.

Sfida nisi keq për vendasit, pasi në minutën e 17-të pati një top të prekur me dorë nga Cistana dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh për Torinon, teksa Belotti u tregua i saktë duke u dhënë avantazhin të tijve.

Në të 26-ën, ka sërish penallti për “granatat”, ndërsa edhe njëherë Belotti nuk gabon duke dyfishuar shifrat. Në fundin e pjesës së parë Mateju merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Brescian me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë, vendasit provuan të rihapnin takimin, por sërish kundërshtari u tregua më i saktë, duke gjetur rrugën e rrjetës me Berenguer në minutën e 75-të dhe 81-të.

Flash Lajme