Reali Madrid ka arritur të marrë kreun e renditjes në kampionatin spanjoll falë fitores së thellë 0-4 në transfertën ndaj Eibarit. “Los Blancos” zhbllokuan sfidën në minutën e 17-të, me një gol të sulmuesit francez Karim Benzema, i cili shtyu në rrjetë një top të kthyer nga portieri i vendasve.

Vetëm tre minuta më vonë arbitri akordoi një 11-metërsh, të cilin e fitoi Eden Hazard dhe e shndërroi në gol kapiteni Sergio Ramos, ndërsa në të 29-ën pati një tjetër penallti për madrilenët, të cilën këtë herë e ekzekutoi saktë francezi Benzema.

Në pjesën e dytë ishte Valverde që pas një asisti të Luka Modric, shënoi edhe golin e katërt për Realin e Madridit, duke vulosur suksesin që ngjit kryeqytetasit në kuotën e 25 pikëve, dy më tepër se Sociedad i vendit të dytë dhe 3 më tepër se Barcelona.

Flash Lajme