Kosova ka humbur shansin e parë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, duke pësuar humbje 2-1 nga Cekia në ndeshjen e parafundit eliminatore për ‘Euro 2020’. Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, dëshpërimi te futbollistët e Kosovës ishte i madh.

Madje, Mërgim Vojvoda u pa duke qarë, derisa Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fidan Aliti gjithashtu u panë të dëshpëruar pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Gianluca Rocchi.

Flash Lajme