Ronaldinho do të dëshironte të shihte përsëri Messin dhe Neymar së bashku në Barcelonë.

Ish lojtari i Barcelonës, Ronaldinho gjithashtu theksoi në një intervistë për ‘El Mundo’, se Messi është lojtari më i mirë në 10 vitet e fundit.

“Messi është lojtari më i mirë në botë në 10 vitet e fundit. Do të më pëlqente ta shikoja Neymarin përsëri në Barcelonë me Suarez dhe Messi. Së bashku ata bënë gjëra të mahnitshme”, tha Ronaldinho.

Në një pjesë tjetër të intervistës, Ronaldinho pyetet për Barçën.

“Ata mbeten një nga klubet më të mira në botë, nëse jo edhe më e mira, dhe kanë lojtarin më të mirë në botë”, përfundoi ai.

Flash Lajme