Kapiteni dhe portieri i Vardarit, Filip Gaçevski, ka deklaruar për gazetën Lajm të Maqedonisë së Veriut, se skuadra e tij edhe në derbin kundër Shkëndijës, të dielën në Shkup (ora 13:00) do të atakojë fitoren.

I njohur për deklaratat dhe sjelljet provokuese në fushën e lojës, 29-vjeçari ka thēnē se sikur Shkëndija do ti bënte ofertë prej 1 milion euro nuk do ta pranonte. Për duelin me Besart Ibraimin shtoi se të dielën do ta shohin se cili do të gëzohet ai apo Besarti. “Nomarlisht të dielën atakojmë për fitore të re. Ne jemi Vardari dhe jemi të vetëdishëm se cfarë ndeshje na prêt. Nuk kalkulojmë, ne kemi qëllimin tonë dhe në atë qëllim atakojmë. Për Shkëndijën nuk kam kurrfarë mendimi, ata janë kandidatët kryesor për titullin kampion, ashtu sikur ishte në këto 4-5 vite të fundit. Për Shkëndijën nuk dua të flasë shumë, vetëm mund të them se kanë ekip të mirë. Prej asnjë lojtari të tyre nuk frikësohem. Vetëm mund të them se Agimi dhe Besart Ibraimi janë futbollistë të shkëlqyeshëm. Vitet e fundit portalet gjatë gjithë kohës shkruajnë për duelin mes mua dhe Besart Ibraimit.
Nuk di cfarë të them. Mund të them se jam I gatshëm dhe koncentruar tek ekipi im dhe në fund të shohim kush do të gëzohet unë ose Besarti. Sinqerisht nëse do të më bënte ndonjë ofertë Shkëndija dhe të më jepnin 1 milion euro do ta refuzoja. Unë jam i Vardarit, Vardari më ka dhënë shumë, jam kapiten i ekipit dhe edhe njëherë e them.asnjëherë në jetë nuk do ta bëja një gjë të tillë”, përfundoi bisedën Gaçevski. Vardari është kampion vjeshtor me 35 pikë, tetë më shumë se Shkëndija. Të dielë do të luhet java e fundit (18) në ligën e parë.

Flash Lajme

Më të lexuarat