Arsenali vijon momentin e errët në Premier League, duke u mundur 2-1 nga Brighton. Një tjetër humbje e turpshme e Topçinjve, të cilët janë në rënie të lirë edhe pas shkarkimit të Emery.

Në minutën e 36’ miqtë gjejnë golin e avantazhit me Webster. Arsenali mundohet të reagojë dhe pas pushimit gjen golin e barazimit me Lacazette.

Pas një aksioni të bukur, Brighton realizoi golin e avantazhit me Maupay në minutën e 80-të. Një gol i merituar i miqve, të cilët kanë luftuar për çdo top duke luajtur pa frikë ndaj një ekipi gjigant si Arsenal. “Topçinjtë” mbajnë vendin e 10-të të renditjes me vetëm 19 pikë në 15 ndeshje.

Flash Lajme