Gjatë takimit te Ronaldos dhe Buffon me dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit në Shqipëri, kryeministri Rama në fund pati mundësi të bisedonte edhe pak me portierin, teksa i tha se “jam juventin i vjetër”.

Rama: Unë jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër.

Buffon: E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Koverçiani (qendra e grumbullimit të kombëtares Italiane), që më thoshte gjithmonë që në Shqipëri ka një fun club tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur.

Rama: Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa.

Flash Lajme

Më të lexuarat