Anthony Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.Pasi meksikano-amerikani ia rrëmbeu të gjitha titujt në duelin e tyre të parë më 1 qershor në Madison Square Garden të New Yorkut, menjëherë u aktivizua klauzola për rimeç dhe dueli u zhvendos në Diriyah Arena të Arabisë Saudite për datën 7 dhjetor.

Duke e ditur se ishte prapa me pikë dhe kur veçse lodhja e kishte bërë të veten pas 9 rundeve, Ruiz pritej që të provonte taktikën“gjithçka ose asgjë” dhe të priste të nokautonte kundërshtarin. Mirëpo, Joshua nuk i ofroi asnjë mundësi Ruizit, shkëlqyeshëm u mbrojt dhe kjo i mundësoi që të fitojë meçin dhe të kthejë titujt e botës në versionet IBF, WBO dhe WBA. Me këtë fitore Joshua tashmë ka bilanc prej 23 fitoreve dhe vetëm një humbjeje dhe vazhdon të konsiderohet si boksieri më i mirë i kësaj gjenerate.

Flash Lajme