Shkëndija e Ernest Gjokës barazoi me rezultatin 2-2 në transfertë ndaj kryesuesve të Vardarit në “derbin” që prodhon gjithmonë polemika. Si në çdo sfidë, edhe kësaj here, nuk kanë munguar thirrjet raciste të tifo-grupit të Vardarit “Komiti” ndaj shqiptarëve.

“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, dëgjoheshin të brohorisnin maqedonasit në rrugët e qytetit gjatë marshimit për në stadium, si dhe brenda tij.

Pavarësisht tragjedisë së madhe që përjetoi Shqipëria për shkak të tërmetit ku humbën jetën 51 persona, kjo nuk i ka sensibilizuar aspak tifozët e Vardarit, që kanë bërë një gjest shumë të ulët.

Flash Lajme

Më të lexuarat