Feronikeli mposhti me rezultatin 5-0 A&N ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Kosovës. Një nga autorët e golave ishte edhe ish-futbollisti i Kukësit, Jean Carioca.

Ky i fundit realizoi golin e tretë për Feronikelin, të cilin e dedikoi pikërisht për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Braziliani festoi me shqiponjë, dhe pas ndeshjes kishte një dedikim prekës për Shqipërinë, teksa në postimin e tij në “Facebook”, shkruan: “Kjo foto është për viktimat nga tërmeti në Shqipëri. Një vend ku unë ka mësuar respektin, i cili po kalon një moment të vështirë.

Por unë e di që do ta kalojnë siç kanë kaluar edhe shumë të tjera sepse janë një popull luftarak. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti e Bekoftë Kosovën. Forca Shqipëri.”, shkruan Carioca. Kujtojmë që ai është aktivizuar për dy sezone te skuadra e Kukësit.

Flash Lajme

Më të lexuarat