Fiorentina-Inter është super dueli i mbrëmjes së sotme në Seria A. Zikaltrit pas eliminimit nga Champions League, do të provojnë që të rimarrin kreun e renditjes në kampionatin italian.

Trajneri Conte do të luajë me skemën e zakonshme, teksa do të ketë jo pak mungesa në formacion.

Bastoni në mbrojtje zëvendëson Godin, ndërkohë që në mesfushë do të luajë Vecino, Borja Valero dhe Brozovic. Lukaku-Lautaro është dyshja sulmuese.

Fiorentina do të përpiqet që të kërcënojë zikaltrit me dyshen Boateng dhe Chiesa-n.

Flash Lajme

Më të lexuarat