Bayern Munich mund të bëjë nj lëvizje të befasishme ën merkato për të huazuar mbrojtësin Alvaro Odriozola. Kampionët e Bundesligës janë në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë, teksa një nga objektivat është talenti i madrilenëve.

Gazeta Marca raporton se futbollisti spanjolli nuk është stërvitur me klubin gjatë ditës së sotme dhe me shumë mundësi mund të largohet nga kryeqyteti i Spanjës.

Odriozola u transferua te Los Blancos nga Sociedadi për 30 milionë euro gjatë verës së vitit 2018, por deri më tani ka luajtur vetëm 434 minuta për Realin këtë sezon. Ai mund të pranojë ofertën e Bayernit, për të pasur më shumë hapësira deri në fund të sezonit. /R.Lika-Koha Jone/

Tags:Alvaro OdriozolaBayern Munich

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All