Granit Xhaka shënoi golin e parë të sfidës së kampionatit kundër Fulham, që Arsenali e fitoi 4-1.
Goli i shqiptarit ishte mjaft i rëndësishëm, sepse erdhi në një moment delikat, kur Fulhami po luante më mirë.

Ishte goli i tretë sezonal për mesfushorin e kombëtares zvicerane, ndërkohë që në dy sezonet e shkuar 3 gola i ka shënuar në total në Premier Ligë.

Goli i sotëm ishte i veçantë edhe për faktin se Xhaka shënoi golin e parë nga brenda zone, që kur ka shkuar në Premier Ligë.

Megjithatë, golat duket se nuk u mjaftojnë shumë tifozëve të Topçinjve, sepse edhe sot kanë vërshuar kritikat ndaj ish-mesfushorit të Gladbach.

Xhaka është vënë nën akuzë për gabimet e shumta në pasim dhe vuajtjen për të ndalur sulmet kundërshtare, duke u kaluar me lehtësi nga kundërshtarët.

Gjithsesi, për të justifikuar Xhakën, Arsenali ka një ekip të dobët, ku edhe Ozil tashmë duket në pension, ndaj tifozët e frustruar nuk dinë ku t’i shfryjnë nervat dhe ndoshta e kanë të thjeshtë të sulmojnë Xhakën, për faktin se është paguar shumë shtrenjtë kur u ble nga Gladbach.

Flash Lajme