Manchester City ka rihapur kampionatin anglez, pas fitores 2-1 në “Etihad Stadium” përballë Liverpoolit, kryesues dhe i pamundur në 20 javët e para të sezonit.

Skuadra e Jurgen Klopp nisi gjithçka mirë me goditjen e shtyllës nga Mane, si dhe shpëtimi i portës nga goli falë mbrojtësit Stones, por ishte Aguero, ai që zhbllokoi ndeshjen në fund të pjesës së parë, pas asistit të Bernardo Silvës.

Në pjesën e dytë, Firmino rihapi llogaritë, me golin që barazpeshoi përkohësisht rezultatin e takimit. Ekipit të Pep Guardiolës iu deshën vetëm 6 minuta që të shënonte sërish, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë skuadrës së Liverpoolit pas 21 javësh, në këtë sezon të Premeir League. Diferenca mes tyre ka shkuar tashmë në 4 pikë.

Flash Lajme