Chelsea pritet që të jetë një ndër skuadrat më aktive në merkaton e dimrit, teksa është shumë pranë transferimit të Barella-s nga Cagliari. Blutë e Londrës ndërkohë janë shumë të interesuar edhe për Elseid Hysajn, i cili është në listën e dëshirave të trajnerit Sarri.

Strategu italian e ka pikë të dobët, pasi e ka stërvitur si tek Empoli ashtu edhe te Napoli.

Në qendër të mbrojtjes dëshira e madhe është edhe Hummels, por vështirë se do të shohim një lëvizje të tillë në janar. Në sulm ndërkohë Icardi dhe Higuain janë dy dëshirat e mëdha për të formuar një treshe ëndrrash me Hazard. /Koha Jone/

Flash Lajme