Jose Mourinho ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Portugali, për të marrë drejtimin e Benficas.

Trajneri portugez ka dy javë që është shkarkuar nga Manchester United, dhe kjo ka bërë që në mediet sportive të rritet spekulimet për dy herë fituesin e Ligës së Kampionëve.

Një rikthim i 55 vjeçarit në ‘Santiago Bernabeu’ po flitet prej ditësh, por më konkrete me ofertë ka qenë skuadra e Benficas.

Por, rikthimi në Portugali nuk është një alternativë për Jose Mourinhon.

“Nuk më pëlqen të ju ushqej me spekulime, por nuk e kam ndërmend të punoj në Portugali”, ka deklaruar Jose Mourinho.

Flash Lajme