Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara është një ndër femrat më të komentuara në rrjetet sociale, për shkak se bukuroshja argjentinase nuk di të flas më nënkuptim, duke i thënë gjërat e saj ashtu siç i mendon.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Regia”, ajo ka rrëfyer disa aspekte edhe të jetës private.

“Të kesh guxim do të thotë të bësh edhe gjërat që më mirë beson, vendos apo ndryshon jetën tënde, edhe pse e di se mund të ketë pasoja. Më ka pëlqyer gjithmonë që të punoj, e pavarur dhe jo e varur nga ndonjë burrë. Diçka si edhe tani në botën e futbollit. Nuk jam vetëm grua e një futbollisti, duhet të mbaj pavarësinë time ekonomike.

Më pëlqen të kërcej, kam një mësues, marr leksione dhe më pëlqen muzika, të zbavitem, sepse dua të harroj gjithçka që të lodh. Seksi më duket esencial në jetën time si çift. E konsideroj të rëndësishëm sepse ndryshe nuk ndihesh mirë me partnerin. Fantazitë? E vërteta është që nuk kam fantazi për të realizuar. Jam person me ankth. Nëse dua të bëj diçka, nuk pres”, deklaroi bukuroshja argjentinase.

Flash Lajme