Berat Gjimshiti përfundon në radarin e skuadrës së njohur turke të Besiktas. Mbrojtësi i kombëtares sonë është në listën e dëshirave të trajnerit Senol Gunes për pjesën e dytë të sezonit për të përforcuar repartin difensivë pas largimit të Pepe-s gjatë merkatos së janarit.

“Bein Sports” në Turqi raporton se presidenti i Besiktas ka nisur tratativat për afrimin e mbrojtësit. Mediat turke evidentojnë faktin se Gjimshiti mund të luajë si në të majtë ashtu edhe në të djathtë të mbrojtjes, duke qenë polivalent. 25-vjeçari ka shënuar një gol gjatë këtij sezoni në 7 ndeshje në të cilat është aktivizuar.

Mungesa e hapësirave mund të shtyjë mbrojtësin e kombëtares sonë që të transferohet në Turqi edhe pse duhet të marrë përsipër faktin se Besiktas ka probleme ekonomike. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme