Chelsea duket se ka vetëm një prioritet deri më 31 janar, ditën kur do të mbyllet afati kalimtar dimëror.

“Blutë” e Londrës duan me çdo kusht transferimin e një sulmuesi, apo më specifikisht, transferimin e Gonzalo Higuain.

“The Sun” shkruan se londinezët duan që ta transferojnë argjentinasin në formë huazimi për gjashtë muaj, transmeton lajmi.net.

Chelsea dëshiron që t’i ngrit në nivel tjetër cilësitë e sulmit, pasi Alvaro Morata e Olivier Giroud nuk po gjejnë formën e tyre më të mirë.

Higuain momentalisht është i huazuar tek Milan. Kartonin e tij e mbanë Juventus. Dje është raportuar se të dy skuadrat kanë refuzuar ta huazojnë lojtarin tek Chelsea. /

Flash Lajme